Të mërkurën mbrëma u mësua kampioni i ri i Ligës së Evropës.
Skuadra e Atalantas e deklasoi Bayer Leverkusenin në finale me rezultatin 3:0, duke tek trofeu.
E tash, kur ka përfunduar ky edicion i garës, Liga Evropës ka publikuar formacionin e sezonit.
Pjesë e 11-shes më të mirë janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka nga Bayer Leverkuseni, si dhe Berat Gjimshiti nga Atalanta.
Në port është vendosur Svilar i Romës.
Në mbrojtje, përpos Gjimshitit janë edhe Tah (Leverkusen) dhe Mancini (Roma).
Së bashku me Xhakan, mesfushën e kompletojnë Koopmeiners (Atalanta), Frimpong (Leverkusen), Ruggeri (Atalanta).
Sulmi përbëhet nga treshja Lookman (Atalanta), Aubameyang (Marseille) dhe Wirtz(Leverkusen)..