Selektori i Kosovës: Norvegjia test për Ligën e Kombeve

Futboll

Selektori i Kosovës: Norvegjia test për Ligën e Kombeve

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:34
Foda

Kombëtarja e Kosovës të enjten paradite nisi grumbullimin për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, e programuar për datën 5 qershor në Oslo. Trajneri Franco Foda mbajti konferencën për shtypin, aty ku bëri publike edhe listën e të ftuarve.

Një pjesë e madhe e tyre ishin edhe nga lista e kaluar, por ka edhe mungesa të rëndësishme.

Sikurse edhe lojtarë të rinj, të cilët ftohen për herë të parë. Milot Rashica, Donald Rrudhani, Mirlind Kryeziu dhe Visar Bekaj janë të lënduar, ndërsa Arijanet Muric për momentin është i sëmurë, dhe brenda dy ditëve do të mësohet nëse do të jetë pjesë e ekipit apo jo.

Foda ka njoftuar gjithashtu se janë ftuar edhe Ismet Lushaku dhe Kreshnik Krasniqi, por nuk kanë mundur të marrin leje nga klubet e tyre skandinave. Ndërsa në listën rezervë është edhe Emir Sahiti, i cili luan te Hajduku i Splitit në Kroaci.

Risitë në këtë grumbullim janë mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit Art Smakaj dhe portieri i Tiranës Mustafe Abdullahu. Foda sqaroi mos-ftesën për sulmuesin Donis Avdijaj, i cili ka pasur një paraqitje shumë të mirë me Hartberg ne Austri.

Duke thënë se ka një problem mes lojtarit dhe FFK-së, dhe sapo të sqarohet do ta ketë në konsideratë. Sa i përket ndeshjes ndaj Norvegjisë, trajneri gjerman i dardanëve tha se është një sfidë e mirë për t’u përgatitur para ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve.

“Ndeshja ndaj Norvegjisë do të na ndihmojë shumë. Do të doja të kishim dy ndeshje miqësore, megjithatë gëzohem që do të luajmë me ta.

Do të shohim se ku jemi, pasi ky është testi i fundit përpara përballjeve të Ligës së Kombeve.

58-vjeçari përmendi edhe mungesat e rëndësishme. Si dhe sfidën e djemve të tij për të bllokuar Erling Haaland.

“Kemi disa mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimeve. Në vendin e tyre kemi ftuar disa lojtarë të rinj. Qëllimi ynë është të shohim sa më shumë futbollistë.

Për të pasur një pasqyrë më të qartë para ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Përballja me Norvegjinë dhe Haaland nuk do të jetë aspak e lehtë, do të jetë një sfidë e vërtetë veçanërisht për mbrojtjen tonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat