Ish - futbollisti i Dinamos: Kam besim te Sylvinho

Futboll

Ish - futbollisti i Dinamos: Kam besim te Sylvinho

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:43
Artur Çobani

Momentet e ndarjeve janë gjithmonë të dhimbshme. Trajneri i kombëtares, Sylvinho, e shmangu një skenë si ajo e 2016-ës kur katër lojtarë u larguan nga grumbullimi përpara Kampionatit Europian, por edhe lënia jashtë e disa emrave të njohur vazhdon të ketë jehonë.

Artur Çobani, ish-futbollist i Dinamos, dhe ish-president I klubit të Lushnjes, i intervistuar nga ABC Neës, nuk e priste që Cikalleshi e Uzuni të mos ishin në listë.

“Me mendimin tim do ishin pjesë, janë aktivë në skuadrat ku luajnë. Uzuni luan në la Liga.”

Çobani shpreh një shpresë se diçka mund të ndryshojë.

“Te sylvinho kam besim, do uroja që pas dy miqësoreve të kishte një rimendim. Cikalleshi s’mund të jetë për shkak të vendimit që mori, shpresoj në Gjermani të jetë Uzuni”

Pyetja standarde është: Çfarë mund të arrijmë në Gjermani?

“Sigurisht, janë skuadra me emër, Spanja është Spanja, nëse arrijmë të bëjmë qoftë edhe të që u bë me Rumaninë, apo që ishim pranë barazimit me Francën”

Çobani ka dëshirë të thotë diçka edhe për Egnatian dhe Superligën.

“Ishte Egnatia që e mbylli, do ishte mëkat mos dilte kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat