Dinamo është shumë afër transferimt të Bruno Ditës.
Palët kanë gjetur marrëveshjen mes tyre, ndërsa sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se po diskutohen disa detaje të vogla.
Ish-futbollisti i Skënderbeun do të kalojë te Dinamo si lojtar i lirë, pasi ka mbyllur aventurën e tij te Shkëndija e Tetovës. 31-vjeçari me eksperiencën e tij do të ndihmonte “Blutë” në arritjen e objektivave.
Futbollisti kryeqytetas e njeh mjaft mirë Superiores, teksa në të kalaurën ka mbajtur veshur fanelën e Skënderbeut dhe Teutës. Ndërsa gjithashtu ka luajtur me Besën e Kavajës, ndërsa në hapat e parë të karrierës ka qenë pjesë e Dinamos së moshave.