Lazio ofron 15 milionë euro për të blerë kartonin e Manajt

Futboll

Lazio ofron 15 milionë euro për të blerë kartonin e Manajt

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 17:18
Rey Manaj

Rey Manaj rilindi në Turqi, ku sezonin që sapo u mbyll shënoi 18 gola në kampionat me fanellën e Sivasporit.

Sulmuesi u grumbullua nga Silvinjo për Euro 2024, por në të njëjtën kohë është edhe shumë i kërkuar në merkato.

Së fundi është Lazio skuadra që ka shfaqur interes për sulmuesin, madje bardhekaltyërit janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për të blerë kartonin e Manajt.

Performanca e sulmuesit në Gjermani do të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e tij, që duket gjithmonë e më larg Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat