Agjenti i Lautaro Martinez tregon pse nuk ka ardhur ende firma

Futboll

Agjenti i Lautaro Martinez tregon pse nuk ka ardhur ende firma

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 19:10
Lautaro Martinez

“Gjithçka është në rregull, gjithçka është në rregull.” Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez ndodhet në Milano. I përgjuar disa hapa nga selia e Interit, agjenti i sulmuesit argjentinas konfirmon se rinovimi i kapitenit të Nerazzurrëve, i cili do ta çojë atë të nënshkruajë deri në vitin 2029 me një pagë që mund të arrijë deri në 10 milionë euro në sezon duke përfshirë bonuset, tashmë ka përfunduar.

“Nuk ka problem, ne jemi shumë të lumtur. Cdo gje eshte ne rregull.”

A ishte vullneti i Lautaro-s? “Epo po. Unë punoj për Lautaron dhe vendimi i Lautit është gjithmonë shumë i rëndësishëm për mua”.

Jeni këtu për të takuar Interin? “Jo, ne po punojmë dhe kam shumë lojtarë të tjerë”.

A mungon vetëm nënshkrimi? “Interi dhe Lautaro do të vendosin kur të vijë koha per te nenshkruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat