Ferizaj po bën skuadër të mirë, blindon edhe kapitenin Edon Sadriu

Futboll

Ferizaj po bën skuadër të mirë, blindon edhe kapitenin Edon Sadriu

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 15:40
Edon Sadriu

Ferizaj po vazhdon të ndërtojë një skuadër të mirë pas rikthimit në Superligë.

‘Ujqit’ kanë ruajtur boshtin kryesor nga sezoni i kaluar, teksa tani kanë blinduar edhe kapitenin Edon Sadriu me kontratë të re.

Sulmuesi anësorë u kërkua nga Ballkani e Prishtina, por ka vazhduar me klubin e qytetit.

Ka qenë faqja zyrtare e Ferizajt që kanë njoftuar për vazhdimin e kontratës me numrin 10 të tyre.

Ferizaj ka transferuar edhe Gentrit Limanin, derisa gjatë javës së ardhshme pritet t’i zyrtarizojë disa emra të tjerë që kanë lënë gjurmë në futbollin tonë..

"Jemi të kënaqur të ju njoftojmë se kemi vazhduar kontratën me kapitenin besnik të qytetit tonë, Edon Sadriu. 

Jemi të sigurt që nën udhëheqjen e tij, do të vazhdojmë të arrijmë rezultate e suksese së bashku ne klub", njofotn FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat