Po kryqëzohet nga tifozët, Elseid Hysaj: Italia reagoi shpejt

Futboll

Po kryqëzohet nga tifozët, Elseid Hysaj: Italia reagoi shpejt

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 12:12
Pamje nga ndeshja

Shqipëria u mposht nga Italia me shifrat 2-1, me kuqezinjtë që shënuan të parët me Nedim Bajramin pas vetëm 23 sekondas, ndërsa Barella barazoi shifrat në minutën e 11-të, ndërsa Bastoni përmbysi rezultatin në të 15-tën.

Pas kësaj humbje, Elseid Hysja ka folur për “Tuttomerkatoëeb”, ku mbrojtësi thekson se Italia krijoi dy aksione dhe i shnëoi gol.

Ndër të tjera nënvizon se ndaj Kroacisë do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët.

“Elseid Hysaj, si po ke vuajtur kaq shumë pas avantazhit fillestar? Italia pati një reagim shumë të fortë. Ata ishin të mirë sepse i krijuan ato dy aksione dhe i shndërruan në gola. Ne patjetër duhej të ishim pak më të kujdesshëm, por do të përpiqemi të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme.

Çfarë drejtimi ka marrë ky grup? Si e shihni atë? Grupi mund të ndryshojë në çdo moment, siç e kemi parë që mund të kishim barazuar edhe në minutën e fundit dhe ndeshja mund të kishte ndryshuar. Ne duhet të shpresojmë dhe të mos humbasim besimin. Ne do të bëjmë llogaritë në fund.

Tani për ju, ndeshja për të fituar është ajo e radhës kundër Kroacisë…? Dy ndeshjet e ardhshme janë të dyja të vështira për t’u fituar, ne duhet të marrim ndeshje pas ndeshjeje dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë kundër Kroacisë.

E prisnit këtë reagim nga Italia? 

Nga Italia po sepse ata janë kampionët në fuqi, ata janë një ekip i fortë dhe mund të presësh një reagim të tillë nga Italia. Ata kanë kampionë që mund të ndryshojnë lojën.”

Tani bëhet e vështirë…? 

Por asgjë nuk është e pamundur, ne duhet të besojmë në të siç bëmë në eliminatore”, ka deklaruar mbrojtësi i kombëtares.

Kujtojmë se Hysaj po kryqëzohet shumë nga tifozët në momentin kur ul kokën kur Barella gjuan topin, i cili përfundon në rrjetë dhe italianët barazojnë shifrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat