Pritet zyrtarizimi i mbrojtësit të Kombëtares te Ballkani

Futboll

Pritet zyrtarizimi i mbrojtësit të Kombëtares te Ballkani

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 12:07
Geralb Smajli

Geralb Smajli u largua nga Vllaznia pak ditë më parë.

Mbrojtësi në Superiore kishte disa interesime, por siç duket ka vendosur të vazhdojë karrierën larg kampionatit shqiptarë.

Mbrojtësi i kombëtares U-21 pritet të prezantohet te Ballkani.

Siç duket Ilir Daja ia ka dalë të bindë lojtarin që të transferohet te kampionët e Kosovës, ku zyrtarizimi i këtij operacioni është çështje orësh.

Kështu Daja lë “thatë” ekipe si Tirana dhe Partizani që e kishin në fokusin e tyre mbrojtësin. Smajli  nga ky transferim çon në arkat e Vllaznisë 50 mijë euro si taksë formimi që Ballkani do i japë kuqebluve.

50 mijë euro për Vllazninë, lojtari i Kombëtares mbush arkën e shkodranëve

Një përforcim me shumë vlera për kampionët e Kosovës, me Dajën që përforcon mbrojtjen për rrugëtimin e tyre në Champions League, ku në turin e parë do të sfidojnë UE Santa Coloma më 9 korrik në orën 19:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat