Historia flet për iberikët, 8 fitore në po kaq ndeshje

Futboll

Historia flet për iberikët, 8 fitore në po kaq ndeshje

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 16:49
Pamje nga një ndeshje

Nuk ka shumë për të thënë sa u takon përballjeve të mëparshme mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Tetë ndeshjet e zhvilluara deri tani flasin të gjitha për iberikët, të cilët kanë regjistruar 8 fitore.

Bie në sy numri i lartë i golave të pësuar nga kuqezinjtë në këto 8 sfida, plot 31 gola, kundrejt vetëm 3 golave të Shqipërisë, që mbajnë autorësinë e Shkëlqim Muçës, Sokol Kushtës dhe Myrto Uzunit.

Në dhjetor të vitit 1990, Shqipëria ka humbur ndaj Spanjës me rezultatin e thellë, 9-0. Uzuni, i cili u ka shënuar spanjollëve në ndeshjen e fundit, është lënë jashtë listës së Europianit nga trajneri Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat