Drenica përforcohet me Islamin, synon rikthimin në Superligën e Kosovës 

Futboll

Drenica përforcohet me Islamin, synon rikthimin në Superligën e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2024 Në ora: 17:05
Islami

Drenica e Skenderajt synon të përforcohet në çdo repart dhe të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

Skuadra kuqezi pikësynim e ka rikthimin në shoqërinë e më të mirëve. 

Futbollisti Leutrim Islami është përforcimi më i ri i drenicasve.

“Leutrim Islami, përforcon ekipin!

Sulmuesi anësor, Leutrim Islami, do të jetë lojtar i Drenicës këtë edicion.

Islami, vjen nga Prishtina në formë huazimi dhe do të jetë forcë shtesë për sulmin tonë.

24 - vjeçari, u paraqit më Fushë Kosovën në superligë, kurse tek ekipi jonë vjen nga FC Prishtina. 

Ne i deshirojmë mirëseardhje Trim Islamit, dhe shpresojmë dhe besojmë që bashkarisht do të arrijmë objektivin e klubit – Superligën”, njofton FC Drenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat