Newcastle insiston për Thiaw, Milani kërkon 40 milionë euro

Futboll

Newcastle insiston për Thiaw, Milani kërkon 40 milionë euro

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 13:10
Thiaw

Klubi anglez, Newcastle insiston për transferimin e futbollistit të Milanit, Malick Thiaw.

Thiaw është objektiv kryesor i skuadrës së njohur angleze për tregun e kësaj verë.

Sipas medieve italiane, Newcastle është duke përgatitur një ofertë joshëse për lojtarin, derisa Milani kërkon 40 milionë euro për Thiaw.

Klubi anglez, thuhet se shumë shpejtë do të dërgojë ofertën në adresë të skuadrës ‘rossonere’ për Thiaw, i cili prej kohësh është në ‘orbitën’ e Newcastle.

“Newcastle po përgatit një ofertë, por Milani kërkon 40 milionë euro. Milani mund të kërkojë një qendërmbrojtës të pestë nëse Thiaw largohet”, shkruan ‘Tuttosport’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat