Partizani mbylli ditën e enjte rrugëtimin e tij në Conference League.
Të kuqtë u eliminuan në raundin e dytë të këtij turne, teksa u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 0-2 nga Iberia 1999.
Tashmë stafi i kryeqytetasve ka vendosur që ekipi të bëjë 3 ditë puhsim. Një mënyrë kjo që lojtarët të shplodhen dhe të rifitojnë energjitë e shpenzuara para startit të Superiores.
Orges Shehi do të zbresë sërish skuadrën në fushëë ditën e hënë, ku do të nisin saktësisht përgatitjet për Superioren.
Kujtojmë se objektivi kryesorë i të kuqve është titulli kampion.