Mediumi turk për Vedat Muriqin: Ka vendosur të kthehet në këtë ekip

Futboll

Mediumi turk për Vedat Muriqin: Ka vendosur të kthehet në këtë ekip

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 16:11
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po përgatitet të largohet nga La Liga dhe nga Mallorca.

Muriqi, i cili ka luajtur për 2.5 sezone në Mallorca, ishte një nga armët kryesore të golit të ekipit sa herë që ishte i shëndetshëm.

Për yllin nga Kosova, i cili shpesh ka qenë i lidhur me ekipe të Superligës turke gjatë periudhave të transferimeve, ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm.

Sipas lajmit të Akşam, ish-lojtari i Fenerbahçes, Muriqi, ka vendosur të kthehet në Turqi.

Besiktas, i cili e nisi sezonin me një fitore të madhe 5-0 kundër Galatasaray në Superkupë, po vazhdon përpjekjet për përforcimin e skuadrës.

Sipas mediave spanjolle, bardhezinjtë, që duan të forcojnë rotacionin e sulmuesve, kanë kthyer vëmendjen te Vedat Muriqi. Në detajet e lajmit thuhet se sulmuesi kosovar, të cilit Beşiktaş i ka ofruar një kontratë dyvjeçare, është i hapur për t’u rikthyer në Turqi.

Gjithashtu, thuhet se Beşiktaş mund të kërkojë një marrëveshje huazimi nëse nuk arrin të sigurojë një opsion blerjeje për sulmuesin 30-vjeçar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat