Mirlind Daku është një emër i përfolur shumë në Itali.
Sulmuesi i Shqipërisë e mbylli sezonin në mënyrë fantastike te Rubin Kazani, pavarësisht se aventura e tij në Europianin e Gjermanisë ishte për t’u harruar.
Cagliari është interesuar prej kohësh për Dakun, por nuk ka mbërritur ende negociata deri në detajet e fundit.
Ndërkohë ishte vetë babai i lojtarit që në mediat ruse u shpreh se Daku po kërkohet edhe nga Genoa në Serinë A, megjithatë Rubin Kazani nuk ka vendosur ende nëse do ta lëshojë apo jo Mirlind Dakun.