Mesfushori shqiptar ndërroi jetë pas një aksidenti në Itali

Futboll

Mesfushori shqiptar ndërroi jetë pas një aksidenti në Itali

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 12:28
Lorenzo Çela

Lorenzo Çela ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital në Breshia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës.

I riu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident.

Sakaq, prindërit e tij, Alket dhe Fabienne, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian Calcio Desenzano. Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruajnë se ai ishte një mesfushor i talentuar dhe ngushëllojnë familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat