Florjan Përgjoni humbet Laçin, por rrezikon edhe më shumë.Kapiteni nuk është riaftësuar plotësisht dhe do të mungojë në ndeshjen hapëse të kampionatit. Në mungesë të tij shiritin e kapitenit e mban Mici ose Jonuzi. Me shqetësime janë edhe lojtarë të tjerë, si Marku.
Nga ana tjetër, Shkëmbi ka punuar shumë për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës në sfidën me Laçin.
Dihet që me mungesën e Përgjonit, Ismaili do të marrë vendin e tij, ndërkohë që në sulm ka disa balotazhe, duke filluar nga ai Bajroviç-Zharmuni dhe nëse do të luajë Abah nga minuta e parë, pasi Prengaj është i paprekshëm ashtu si Haxhiu.
Skuadra është në pritje edhe të afrimit të radhës që është premtuar.
Klubi ka kohë deri në fund të merkatos për të afruar futbollistë.