Barcelona e Atletico Madridi i vihen pas mesfushorit francez

Futboll

Barcelona e Atletico Madridi i vihen pas mesfushorit francez

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 20:36
Franca

Siç qëndrojnë gjërat, Barcelona nuk e ka për qëllim që të nënshkruaj me një mesfushor defanziv para përfundimit të afatit kalimtar veror.

Hansi Flick është i përgatitur që t’iu besojë opsioneve që tashmë i ka në dispozicion, aty ku përfshihen edhe dyshja e sapopromovuar Marc Casado dhe Marc Bernal.

Sidoqoftë, gjërat në kampin blaugrana mund të ndryshojnë në javën e ardhshme ose pas dy javësh.

Kjo për shkak se “SPORT” ka raportuar që Barcelona do të bëjë rivlerësimin e situatës pas ndeshjes hapëse të La Ligas ndaj Valencias..

Varësisht nga paraqitja e mesfushorëve, ata mund të synojnë të bëjnë një transferim të ri dhe momentalisht ai lojtar do të ishte N’Golo Kante.

Kante i cili po ashtu është bërë objektiv edhe i Atletico Madridit, është i vendosur që të largohet nga Al-Ittihadi këtë verë, një vit pasi iu bashkua atyre nga Chelsea.

Kjo nuk është hera e parë që Barcelona po lidhet me një transferim të mundshëm të francezit, pasi atë e kishin kërkuar edhe gjatë kohës sa ishte në Londër.

Problemi i vetëm tek të dyja klubet është se Al-Ittihad nuk e ka për qëllim që të ndajë rrugët me Kanten këtë verë, andaj mundësia e vetme që ekziston është të paktën një marrëveshje huazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat