Skuadra nga Republika e Çekisë, Sparta e Pragës, ka treguar lojë të madhe në Bukuresht.
Sparta ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj skuadrës rumune, Steaua, në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve për Champiopns League.
Sparta falë barazimit edhe në shtëpi me 1:1, është kualifikuar në play-off- të Champions League.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Qazim Laçi, u paraqit 85 minuta për Spartën.
Për Spartën shënuan Birmancevic (13' e 28'), Haraslin (37') dhe për skuadrën rumune Olaru (60') e Edjouma (85').