Nuk është rastësi që trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini, ka zgjedhur sulmuesin Ademola Lukman për të folur në konferencë para finales në Superkupën e Europës kundër Realit.Ishte pikërisht ai që me tri golat në Dublin i dha Atalantës Ligën e Europës, duke mundur i vetëm 3-0 Leverkusenin.
Në fjalën e tij, Lukman i është referuar asaj finale ndaj kampionëve të Gjermanisë dhe shpreson në një sukses edhe kundër Realit.
“Jemi gati për këtë finale. Jemi krenarë që kemi mbërritur me meritë këtu pas asaj finale me Leverkusenin.
Nuk fluturojmë, sepse e dimë kë kemi përballë, Realin. Por mendoj se nëse duam të mundim Realin, ky është momenti më i mirë për ta bërë”, tha Lukman.