Liria reagon ndaj referimit dhe e quan skandaloz

Futboll

Liria reagon ndaj referimit dhe e quan skandaloz

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 22:51
Logo e FC Lirisë

Skuadra me renome Liria e Prizrenit ka reaguar pa ndeshjes me Trepçën, në hapje të edicionit të ri të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. 

Prizrenasit e quajnë referimin skandaloz.  

“Reagim ndaj referimit skandaloz në ndeshjen e sotme! 

Ndeshja e sotme u prit me shumë interes dhe mbështetja e publikut ishte evidente, në stadium dhe në qytetin tonë. 

Fatkeqësisht, nuk vajti gjithçka ashtu siç duhej dhe siç publiku ynë i dashur meritonte, pasi gjyqtari kryesor i ndeshjes, Ersen Janovali, me apo pa direktiva për dëmtimin e klubit tonë dhe ndeshjes në përgjithësi, demotivoi që në fillim lojtarët dhe tifozët tanë me kartona të panevojshëm ndaj nesh, ndërhyrje të paakorduara që ndikuan në rrjedhën e ndeshjes, karton të kuq të paakorduar ndaj kundërshtarit, 2 penallti të qarta nuk u dhanë për ne dhe një gol i anuluar padrejtësisht. 

Qytetin, publikun dhe në veçanti tifozët tanë fantastikë, Arpagjik’t Prizren, i falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen. 

Të këndosh 90 minuta pa ndal, sidomos kur sheh ndërhyrje ekstreme të faktorit të tretë, është me të vërtetë për t'u duartrokitur. 

Ne, gjithsesi, do të kthehemi edhe më të fortë, dhe sfidat e tilla vetëm sa na e shtojnë motivin për të ecur përpara”, reagon Valon Osmani, kryetar i FC Liria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat