Skuadra shqiptare shemb me gola Vardarin në Shkup

Futboll

Skuadra shqiptare shemb me gola Vardarin në Shkup

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2024 Në ora: 18:36
Pamje nga ndeshja

Voska Sport e Ohrit ka shënuar fitoren e parë në kuadër të javës së katërt të Maqedonisë së Veriut. 

Skuadra shqiptare ka treguar lojë të madhe duke e shembur me gola e rezultat 3:1 Vardarin në Shkup.

Fitorja e parë me vlerë të madhe.

Ibraimi (53'), Meçinoviq (62- nga penalltia) dhe Jahja (65') shënuan për fitoren e thellë. Sharkovski (86’) shënoi për Vardarin.

Voska ngjitet në vend të gjashtë me 4 pikë dhe Vardari bie në fund me 3 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat