Shpërthen shefi i arbitrave: Do isha i lumtur po të mos përdorej VAR

Futboll

Shpërthen shefi i arbitrave: Do isha i lumtur po të mos përdorej VAR

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 19:20
Harry Kane

Frustrimi i Fraiburgut pas humbjes 2-0 ndaj Bajernit vazhdon të jetë i madh. “Meseleja” e kësaj tabloje përkon me penalltinë e diskutueshme për bavarezët në golin e avantazhit 1-0.

Shefi i arbitrit në Federatën Gjermane të Futbollit Knut Kirsher klasifikon skenën e diskutueshme të penalltisë.

Goli i Harry Kane  nga penalltia në minutën e 38-të ishte përcaktuese në suksesin e rekordmenëve të Gjermanisë.

Por mënyra sesi erdhi 11-metërshi mbetet shumë e diskutueshme.

Lojtarët e Fraiburg, tifozët dhe përgjegjësit e klubit ishin dukshëm të mërzitur pas ndeshjes. Arsyeja? Vetë Kejn e kishte goditur me kokë lojtarin mik, Maks Rosenfelder nga afërsia në krahun e majtë të shtrirë. Arbitri Kristian Dingert fillimisht lejoi që loja të vazhdonte derisa ndërhyri “VAR” me në krye Harm Osmers. Me këshillën e tij, gjyqtari shikoi sërish skenën dhe pas rishqyrtimit në ekran, vendosi një penallti.

REPLIKA – Në një analizë, Knut Kirsher, vlerësoi në mënyrë kritike përdorimin e “VAR” në penallti për Bajern: “Do të isha shumë i lumtur me vendimin në fushë pa ndërhyrjen e ‘VAR'”, shpjegoi ai për “Sky”, duke iu referuar një skene të ngjashme në ndeshjen e bavarezëve kundër Volfsburg. Mishel Olize goditi gjithashtu në krah mbrojtësin e “Ujqërve” Jakub Kaminski nga afërsia, me ndryshimin se në këtë skenë nuk u sinjalizua asnjë penallti. Përfundimi i Kirsher kundër Volfsburg ishte i qartë: “Lojtari është në duel dhe nuk ka orientim drejt topit. Me të drejtë nuk vendosëm për një penallti atje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat