Driton Latifi: Po bënin argatin Serbisë pa asnjë arsye 

Futboll

Driton Latifi: Po bënin argatin Serbisë pa asnjë arsye 

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2024 Në ora: 23:02
Driton Latifi

Analisti Driton Latifi e ka pritur me indinjatë veprimin e disa tifozëve rumunë në ndeshjen e Champions League në futboll (femrat):

Ky provokim i disa rumunëve ka shkaktuar hidhërim të madh tek Kosova.

Edhe Federata e Futbollit e Kosovës shpreh indinjatën dhe reagon ashpër ndaj sjelljeve të papranueshme të tifozëve rumun gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve për femra ndërmjet Farul Constanta dhe Mitrovicës, e cila u zhvillua, të mërkurën, në stadiumin “Central Stadium Hagi Academy” në Constanta.

Shfaqja e flamujve të Serbisë dhe thirrjet kundër shtetit të Kosovës janë veprime të papranueshme dhe të dënueshme, e që bien ndesh me frymën e futbollit dhe ‘fair play’-it.

“Qyqarllëku rumun i pjesës pro serbe u vërejt më së miri sot kur vajzat tona mitrovicase i provokojnë kriminelët nga tribunat…

Pse e dallova pjesën pro serbe është se në ndeshjen e fundit në Bukuresht adhuruesit e tyre të futbollit na shpreheshin të turpëruar për veprimin e huliganëve të tyre që definitivisht po bënin argatin Serbisë pa asnjë arsye.

Disa media sportive rumune e cilësuan Skandal incidentin e sotëm me qasje korrekte editoriale…duke informuar për zbrazjen e tribunës!
Djema të premten veç me fitore këta marrin vesh, pa ngarkesë, pa fyerje të himnit, por duke mbush rrjetën rumune… fundja fitorja jonë do të ishte hakmarrja më e mirë…

Fitorja na duhet, asnjë shpërqendrim tjetër nuk duhet me na heq fokusin, mos të harrojmë se kemi edhe ndeshjen e kthimit…
Kosova bëhet kudo, ndërsa futbolli është ambasadori më i mirë i identitetit të atdheut tonë
”, ka reaguar Latifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat