Pas humbjes 0-3 në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, tashmë Kosova është gati për të bërë kthesën ndaj Qipros.
Sfida që “Dardanët” do të luajnë në transfertë, do të zhvillohet ditën e hënë në mbrëmje.
Në prag të kësaj sfide, ka folur dhe kapiteni dardan, Amir Rrahmani.
Ky i fundit vlerëson maksimalisht sfidën e nesërme, duke u shprehur se është shumë e rëndësishme për ecurinë e ekipit.
“Ndeshja e nesërme është me të vërtetë shumë e rëndësishme për ecurinë tonë, pasi na jep mundësi dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe do të hyjmë në të vetëm për fitore, pasi vetëm fitorja na bën punë”, tha Rrahmani.