Javë pas jave, rezultate pas rezultateve të mira, Kosova e Dusseldorfit prijnë në Landesliga.
Në katër ndeshjet e para, tre fitore, një barazim, pa humbje e me goldallim 13:5, kryesojnë me 10 pikë apo një më shumë se pozita e dytë.
Presidenti i FC Kosova, Bujar Neziri, me stafin e tij, janë sikur në qiellin e shtatë, rezultate që shtojnë ambicie që të luftojnë të ngriten edhe në një rang më lartë.
Puna, angazhimi, lojërat cilësore, sot dhuruan edhe një fitore për Kosovën.
Djelmoshat kuqezi triumfuan me rezultat 3:2 ndaj FC Remscheid!.
“Dalim me pikë të plota nga ndeshja kundër FC Remscheid!
Klubi ynë vazhdon me rezultate pozitive në Landesliga pas 7 pikëve në 3 ndeshjet e fundit, në këtë ndeshje shton edhe 3 pikë në arkivin e tyre duke arritur në kuotën e 10 pikëve nga 4 ndeshje të zhvilluara.
Me një ndeshje mjaft të bukur për sy dhe gjithashtu të luftuar deri në momentin e fundit nga djelmoshat tanë dalim me pikë të plota kundër një skuadre mjaft kualitative siç është FC Remscheid
Golat për skuadrën tonë i shënuar Max Stellmach (16’) Fatlum Ahmeti nga pika e bardhë (19’) dhe Bujar Idrizi (64’)
Faleminderit për përkrahjen tuaj e shihemi ndeshjen e radhës ku jemi si mysafir i TuRU Düsseldorf me fillim nga ora 15:30”, ka njoftuar FC Kosova Dusseldorf.