Spanja sonte e ka mposhtur me rezultat 4:1 Zvicrën në Gjenevë në kuadër të Ligës A të Kombeve.
Zvicra pësoi humbjen e dytë rresht, të parën nga Danimarka me 2:0.
Selektori Murat Yakin ka përmendur kapitenin Granit Xhaka i cili mungoi për shkak se ishte i suspenduar për një ndeshje, shkak kartoni i kuq.
“Mund ta shihni që ne nuk i fituam topat e dytë.
Me Granit Xhakën e dimë se ai do të mund të drejtojë një lojë jashtëzakonisht mirë dhe përshpejtonte ritmin.
Mungoi edhe Dan Ndoye dhe shpejtësia e tij”, tha ndër të tjera Yakin, transmeton media zvicerane “20min”.