Vetëm pesë minuta për Juven në këtë sezon, megjithatë për klubin është një burim i rëndësishëm duke qenë se sezoni mund të prekë kuotën e 70 ndeshjeve nëse skuadra i shkon në fund çdo turneu. Tiago Mota po i beson Bremerit dhe Gatit, por përvoja e 33-vjeçarit do të jetë e vyer.
Për më tepër, mbrojtësi ka luajtur 90 minuta të plota me kombëtaren e Brazilit në fitoren kundër Ekuadorit e për më tepër me shirtin në krah. Lidhur me sezonin e tij dhe minutazhin e pakët, Danilo ka thënë:
“Të luash për kombëtaren është një krenari e jashtëzakonshme. Kam qenë pjesë e këtij grupit për 13 vjet dhe do të jem gjithmonë në dispozicion. Ishte një moment trishtimi dhe zhgënjimi për të gjithë ne pas Copa America, por jam shumë i lumtur që kemi rigjetur fitoren.
Jam ende i fortë dhe i vendosur. Ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht, pavarësisht se në klub po luaj pak. Për sa kohë që nuk jam i dëmtuar, do të punoj e do të mbroj skuadrat ku luaj me të gjitha forcat e mia”.
Brazili i vërshëllyer të premten, do të zbresë përsëri në fushë nesër (11 shtator në ora 02:00) kundër Paraguait, me mbrojtësin e Juves që duhet të jetë rishtazi në fushë.