Leonit Ibraimi po shkëlqen në skenën ndërkombëtare!
Në ndeshjen e fundit miqësore në mes gjeneratave të reja U17 të Zvicrës dhe Italisë, talenti i ri i futbollit Leonit Ibraim, me origjinë nga Kumanova, realizoi një ndeshje fantastike të manifestuar me shënimin e golit të dytë për Zvicrën e që i siguroi barazimin 2:2.
Përndryshe, Leoniti aktualisht luan për kategoritë e të rinjve U19 të klubit zviceran St.Gallen në pozicionin e mesfushorit.
Performancat e tij kanë ngjallur interesim të madh nga skuadra të ndryshme evropiane, të cilët me vëmendje përcjellin potencialin e tij, tek i cili shohin projeksion dhe potencial të një futbollisti të sukseshëm profesional.