Hainer: Dua që Kimmich dhe Musiala të qëndrojnë gjatë te Bayerni

Futboll

Hainer: Dua që Kimmich dhe Musiala të qëndrojnë gjatë te Bayerni

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 11:57
Presidenti i Herbert Hainer

Ka shumë tema që diskutohen te Bayerni i Mynihut, duke filluar nga e ardhmja e Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich.

Presidenti i Herbert Hainer ka folur për këtë për Sky Sport Deutschland, duke përsëritur idenë e tij:

"Shumë thonë se një ditë Musiala do të jetë lojtari më i mirë në botë. Ne do të bëjmë gjithçka që të jetë e mundur për ta mbajtur atë për një kohë të gjatë. Sipas mendimit tim, ai mund të bëhet lehtësisht Thomas Mülleri i ardhshëm dhe të luajë këtu për 20 vitet e ardhshme. Jam shumë optimist se do ta shohim te Bayerni për një kohë të gjatë”.

Mendimet e tij nuk ndryshojnë shumë kur flitet për  Kimmich: "Do të isha i lumtur nëse Joshua do ta përfundonte karrierën e tij te Bayerni, por jo vitin e ardhshëm, përkundrazi pas shumë e shumë vitesh."

Kimmich krenohet me 393 paraqitje dhe 42 gola për Bayernin e Mynihut, ndërsa Musiala ka luajtur 166 ndeshje për bavarezët, duke shënuar 44 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat