Holanda dha sinjalet që në minutat e parë se do të merrte fitore kundër Gjermanisë, por gabimet individuale ndikuan për keq. Veçanërisht goli i parë, i ardhur pas gabimit të mbrojtësit Matajs de Ligt.
KOeman në zonën e prononcimeve nuk kishte sesi të linte mënjanë këtë pjesë: “Është e vërtetë, e nisëm shumë mirë ndeshjen. Jo vetëm te goli i shënuar, por edhe në interpretimin e lojës, më pas erdhe ai gabimi në prapavijë, këtu ndryshoi rrjedhën e takimit.
Episode të tilla janë pjesë e lojës. E rëndësishme të reflektojmë nga situata të tilla.
Nuk e zëvendësova De Ligt për shkak të gabimit, por fakti që e mbyllëm pjesën e parë në disavantazh na detyroi të mendonim më shumë për fazën ofensive, kështu që u desh ta kryeja zëvendësimin.
Edhe pas barazimit, kishim shanse për të siguruar një fitore. Mbase fati nuk ishte në krahun tonë sonte. Gjithsesi, jemi ende në krye dhe kjo është e rëndësishme për momentin”, tha Koeman.