Në letër nuk diskutohet fituesi, ama fusha e blertë gjithnjë ka rezervuar surpriza.
Pas një nisje perfekt të sezonit, me tre fitore në tre sfidat e para kompetitive, “gjigantët” gjermanë të Bayern Munich do të sfidojnë këtë javë në Bundesliga, skuadrën e Holstein Kiel, të sapo ngjitur në elitën e futbollit gjerman, pas një sezoni fanstatik në Bundesliga 2.
Mirëpo, nëse për shumë kënd kjo sfidë shikohet si një fitore e lehtë për “Bavareët”, komplet e kundërta është për teknikun e këtyre të fundit, Vincen Kompany, i cili gjatë konferencës për shtyp nuk ka nënvlerësuar në asnjë moment kundërshtarin.
“Nëse je skuadra më e mirë në divizionin e dytë, fiton gjithçka dhe dominon shumë,
Pastaj arrin në një tjetër kampionat, ku do të përballesh kundër skuadrave më të pasura, me shumë talent.
Prandaj ju dëshironi t’i provoni këto lojëra, Unë mund ta imagjinoj se ata mezi presin ta luajnë këtë sfidë kundër nesh”,- u shpreh tekniku belg, i cili në të kaluarën e tij ka drejtuar një skuadër të tillë, teksa kujtojmë se vetëm dy vite më parë, siguroi rikthimin e skuadrës së Burnley, në Premier League.
Më tej Kompany tregoi edhe për “filozofinë”, që ndjek në drejtimin e “rekordmenëve” të futbollit gjerman, ku theksoi se për skuadrën e tij të gjitha sfidat janë të rëndësishme.
“Për Bayern Munich duhet të jenë të gjitha ndeshjet të rëndësishme.
Ne e kemi përgatitur këtë sfidë me shumë respekt, i dimë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit, siç bëjmë çdo javë. Duam të bëjmë një tjetër hap përpara në renditje”,- theksoi belgu gjatë intervistës.