Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut, flet Ibraimi

Futboll

Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut, flet Ibraimi

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 23:26
Besart Ibraimi

Pas pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, elita e futbollit maqedonas kthehet në aksion dhe kuqezinjtë të dielën në terren mysafir luajnë me Shkupin. 

Derbi shqiptar i xhiros së 5-të të elitës së futbollit të Maqedonisë tërheq vëmendje të madhe, kësaj radhe paralel me rivalitetin sportive, duke u bërë shembull për trajtimin vëllazëror.

Para duelit që do të luhet të dielën në Çair me fillim në orën 15:00, ka folur kapiteni i Shkëndijës, Besart Ibraimi, i cili nuk fsheh kënaqësinë që do të jetë sërish pjesë e derbit të madh shqiptar, derisa fton ekipin të bëjë më të mirën në terren për të dalë me rezultatin e dëshiruar.

“Atmosfera është shumë e mirë, kishim një mini-fazë përgatitore gjatë pauzës dy javore dhe jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Është kënaqësi të luash në këtë ndeshje, është derbi i madh shqiptar.

Unë si futbollist jam i kënaqur që sërish do të shijoj këtë ndeshje. Marrëdhëniet vëllezërore me këtë klub shpresoj të forcohen akoma më shumë, besoj se do kemi pritje si është më së miri dhe ne t’ua kthejmë në të njejtën mënyrë”, tha Ibraimi.

Ndeshja...

“Është një derbi dhe si e tillë ka vështirësitë e veta. E respektojmë skuadrën e Shkupit maksimalisht, por ne do të japim më të mirën dhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv

Besart Ibraimi: “Ne gjithmonë synojmë fitoren. E rëndësishme është të japim më të mirën dhe pastaj fusha do të tregojë se sa kemi merituar”, tha ai.

Porosia për tifozët…

Besart Ibraimi përgjigjet: “E potencova edhe më parë. Shkupi dhe Tetova edhe më parë kanë pasur respekt në mënyrë vëllezërore.

Shpresoj që lidhjet tona t’i forcojmë dhe të jemi shembull vetëm për të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat