Shkëndijae Tetovës gati për sfidës e të mërkurës në Manastir, ku startojnë edicionin e ri në Kupën e Maqedonisë dhe për një vend në 1/8 e finales do të ndeshemi me ekipin Jeni Maale nga Manastiri. Kundërshtar modest që garon në Ligën Komunale të Manastirit.
Pavarësisht këtij fakti, në taborin tonë ndeshja shihet me respekt dhe pavarësisht formacionit me të cilin trajneri Jeton Beqiri do të vendos të luajmë, përballja shihet si gjitha ndeshjet tjera kampionale.
Sulmuesi i krahut Lorik Jakupi ka folur para ndeshjes së Kupës, duke potencuar se çdo duel meriton qasje maksimale.
Ndeshja e 1/16 së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Jeni Maale dhe Shkëndijës luhet të mërkurën në Manastir me fillim në orën 15:00.
“Gëzon fakti se forma e ekipit shkon duke u rritur nga ndeshja në ndeshje dhe kjo na jep motiv të punojmë edhe më fortë.
Dihet se përveç kampionatit, Shkëndija ka ambicie edhe në garën e Kupës, prandaj jemi të bindur që të kemi një qasje maksimale në këtë ndeshje, të respektojmë rivalin, garën dhe veten tonë, dhe me objektiv që qartë fitore dhe kalim në raundin tjetër”, tha futbollisti i Shkëndijes, Lorik Jakupi.
Jeni Maale, ekip modest…
“Mendoj se duhet respektuar çdo kundërshtar, pavarësisht nëse vjen nga Liga e Parë, e Dytë, e Tretë apo Komunale. Duhet të japim maksimumin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet nënçmuar asnjë kundërshtar.
Nëse nuk ke qasjen e duhur futbolli shpesh sjell befasi. Kemi parë edhe në Ligat më të forta apo në Kupat e Evropës rezultate befasuese pasi kur futesh në lojë secila skuadër dëshiron fitoren. Jo vetëm Jeni Maale, por çdo ekip kur luan kundër Shkëndijës motivohet shumë më shumë dhe angazhohen maksimalisht përballë neve. Por detyra jonë është të japim maksimumin, mos lejojmë befasi dhe të vazhdojmë më tutje. Të kualifikohemi pasi e thash se synimi jonë nuk është vetëm kampionati, por edhe Kupa”, tha Jakupi.