Ish futbollisit shumëvjeçar i skuadrës së Llapit të Podujevës, Bujar Idrizi, tani e një kohë me sukses po luan për skuadrën e Kosovës së Dusseldorfit, anëtar i Landesliga-s.
Idrizi sot ka dëshmuar cilësitë në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:1 ndaj VfB Hilden 2.
Idrizi kontriboi që të kthehen me tre pikë dhe të përforcojnë hapin në luftë për kreun e tabelës.
“Lojtari i ndeshjes ishte Bujar Idrizi, mbrojtës i shkëlqyeshëm në fitoren 1:2 kundër VfB Hilden 2.
Performanca e tij solide në mbrojtje ishte një element kyç për të siguruar këtë rezultat të rëndësishëm për ekipin”, ka bërë të ditur faqja e klubit Kosova.
VfL Juchen-Garzweiler kryeson me 26 pikë, duke lënë pas Kosovën e Dusseldorfit me 23 sosh pas javës së 10-të në Landesliga.