Guardiola: Kam vetëm një skuadër që nuk dua ta kem përballë në Champions

Futboll

Guardiola: Kam vetëm një skuadër që nuk dua ta kem përballë në Champions

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 16:53
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka vetëm një skuadër që nuk e preferon si rivale në Champions League.

Ajo është Barcelona. Në një intervistë për “Che Tempo Che Fa”, atij i është kërkuar emri i rivalit që nuk do ta ketë në short.

“Pyetje e mirë! Ndoshta… Barcelona. Dashuria që kam për atë skuadër dhe atë qytet më shkatërron.

Të luash kundër Barcelonës nuk është kurrë e lehtë”, ka thënë Pep.

I pyetur për më të mirin në histori, përgjigjja e tij ishte lehtësisht e parashikueshme: “Leo Messi. Nuk dua të tregoj mungesë respekti për legjenda si Pele apo Maradona, por Messi është numri 1”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat