Man City synon transferimin e yllit të Ligës Premier për të zëvendësuar Rodrin në janar

Futboll

Man City synon transferimin e yllit të Ligës Premier për të zëvendësuar Rodrin në janar

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 08:36
Bruno Guimaraes

Një yll i Ligës Premier është në listën e ngushtë të objektivave të mesfushës së Manchester Cityt, pasi planet e klubit për janarin janë zbuluar.

City do të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, pasi kërkon të zëvendësojë të dëmtuarin Rodri, i cili ka mbetur jashtë për gjithë sezonin shkaku i një dëmtimi në gju.

Disa emra janë lidhur me një lëvizje në Etihad pasi Pep Guardiola kërkon të përforcojë opsionet e tij në mesfushë përpara gjysmës së dytë të sezonit.

Sipas Daily Mail, Bruno Guimaraes është në listën e dëshirave të transferimeve të Cityt, me Guardiolën që mendohet se ka ‘insistuar në përfshirjen e tij’.

Guimaraes, 27 vjeç, ka luajtur për Newcastle United që nga transferimi i tij prej 40 milionë funtesh nga Lyon në janar të vitit 2022.

Reprezentuesi brazilian ka rritur reputacionin e tij që kur u transferua në Ligën Premier, duke i lënë përshtypje menaxherit spanjoll.

Thuhet se City mund të testojë vendosmërinë e Newcastle për Guimaraes pasi blutë kërkojnë të nënshkruajnë ‘të paktën një’ mesfushor në janar.

Sipas raportit, Guardiola e do Guimaraesin dhe City ishte gati të bënte një lëvizje edhe verën e fundit, por tani do ta kërkoj me ngulm pasi klauzola e lirimit prej 100 milionë ka skaduar.

Mesfushori brazilian ka më shumë se tre vjet në marrëveshjen e tij ekzistuese, kështu që Newcastle do të ishte në një pozicion të fortë për të marrë një tarifë të lartë nëse vendosin të shesin njërin nga lojtarët kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat