Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 16-të

Futboll

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 16-të

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 13:47
Përzgjidhet formacioni

Pas përfundimit të javës së 16-të, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës.

Në portë është Gentian Selmani i Tiranës, i cili mbajti portën e paprekur në transfertën me Skënderbeun.

Bruno Dita i Dinamo City dhe Artan Jazxhi i Teutës janë dy qendërmbrojtësit më të mirë të javës.

Ndërsa dy mbrojtësit më të mirë të krahëve janë Agan Mjaki i Laçit dhe Florjan Përgjoni i Tiranës.

Tre mesfushorët më të mirë të javës së 16-të janë; Arinaldo Rrapaj i Partizanit, Serxho Ujka i Egnatias dhe Ledjo Tresa i Laçit.

Dy sulmuesit e Dinamo City, Baton Zabërgja dhe Tiago Nani, së bashku me sulmuesin e Partizanit, Christian Mba, përbëjnë repartin e sulmit.

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Dinamo City, Ilir Daja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat