Skuadra e njohur portugeze e kërkon lojtarin shqiptar

Futboll

Skuadra e njohur portugeze e kërkon lojtarin shqiptar

Më: 25 janar 2025 Në ora: 11:47
Shpendi

E përditshmja sportive portugeze “A Bola” shkruan se Benfica është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin shqiptar të Cesena-s, Kristian Shpendi për të mbushur boshllëkun që lë largimi i mundshëm i Arthur Cabral.

Shpendi ka spikatur në këto sezone me Cesena-n.

Ai ështlë shpallur golashënuesi më i mirë i Serisë C e duke qenë edhe aktualisht në podiumin e listës së golashënuesve edhe në Serinë B.

Cesena kërkon 15 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin shqiptar, që synohet edhe nga klubet italiane si Juventus, Napoli, Torino dhe Fiorentina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat