Lojtari i Kosovës shënon në humbjen e thellë në Zvicër

Futboll

Lojtari i Kosovës shënon në humbjen e thellë në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 23:23
Pamje nga ndeshja

Young Boys ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:1 ndaj Sionit, në takimin e javës së 23-të në Kampionatin e Zvicrës.

Kreshnik Hajrizi e Benjamin Kololli u paraqitën nga minuta e parë për Sionin dhe Kastriot Imeri nga minuta e 62-të për Young Boysin.

Hajrizi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 29-të.

Kololli shënoi në minutën e 37-të.

Për Young Bopysx shënuan Raveloson 2', Bedia 17', 53', Virginius 42', Fassnacht 74'.

Pas javës 23-të Sioni renditet në vend të nëntë me 27 pikë e ka shtatë me pak se Young Boysin në të pestin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat