Përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie

Futboll

Përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 17:56
Pamje

Një përplasje e dhunshme me tifozëve të Partizanit dhe Tiranës, u regjistrua në stadiumin “Arena e Demave”, 30 minuta para startit të sfidës. U desh ndërhyrja e forcave të policisë, për ta shmangur një përleshje masive mes tifozerive.  

Ndërkohë gazetari i “News 24”, Igli Çelmeta, raporton se nga përplasja e tifozerive janë lënduar disa efektivë policie.  

Bëhet me dije se punonjësit e policisë janë dërguar në Spitalin e Traumës, për të marrë mjekimet e nevojshme.

Njëri prej efektivëve ka marrë lëndime të shumta, duke mbetur shumë i dëmtuar..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat