Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 28-të

Futboll

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 28-të

Më: 7 mars 2025 Në ora: 15:14
Formacioni

Pas përfundimit të javës së 28-të, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani.

Mbrojtja përbëhet nga: Andrey Yago (Vllaznia), Elvis Prençi (Skënderbeu), Sigitas Olberkis (AF Elbasani), Aboubacar Camara (Bylis).

Në mesfushë janë: Regi Lushkja (Egnatia), Paulo Estrela (Skënderbeu), Malomo Taofeek Ayodeji (Bylis).

Në majën e sulmit është Walid Jarmouni (Tirana), ndërsa krahët përbëhen nga Ildi Gruda (Vllaznia) dhe Serxho Ujka (Egnatia).

Trajneri më i mirë i javës së 28-të është përzgjedhur tekniku i Egnatia, Edlir Tetova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat