Arjan Maliq: Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Rumanisë 

Futboll

Arjan Maliq: Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Rumanisë 

Nga: K.G. Më: 18 mars 2025 Në ora: 23:31
Kombëtarja e futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës

Kombëtarja e futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës sot zhvilloi seancën e dytë stërvitore në kampin stërvitor të KF Sarajevës në Butmir si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet kundër Rumanisë më 21 mars dhe Qipros më 24 mars.

“Është një ndjenjë e pabesueshme të jesh në listën e përzgjedhësit dhe të jesh bashkë me të gjithë lojtarët e Kombëtares.

Ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Pres që të mund të ndihmoj trajnerin dhe ekipin me cilësinë e mia.

Shpresoj që në ndeshjen e parë të arrijmë fitore ndaj Rumanisë dhe t'i nisim kualifikimet në mënyrën më të mirë" – tha futbollisti Amar Memiq.

“Një ndjenjë shumë e bukur, një ëndërr e realizuar për mua. Si djalë e kam parë kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës dhe është nder të jem në fushë me gjithë këta lojtarë.

Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Rumanisë, e cila ka një ekip cilësor. Duhet të japim gjithçka dhe ta lëmë zemrën në fushë", ka thënë futbollisti Arjan Maliq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat