Cole Palmer nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares angleze

Futboll

Cole Palmer nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares angleze

Më: 19 mars 2025 Në ora: 11:38
Cole Palmer

Cole Palmer nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares angleze për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Talenti i Chelseat, i lindur në vitin 2002, është detyruar të tërhiqet nga ftesa e trajnerit Gareth Southgate për shkak të një problemi fizik të pësuar gjatë stërvitjeve para sfidës së fundit të Premier League kundër Arsenalit.

Federata Angleze ka zyrtarizuar mungesën e fantazistit, i cili do të qëndrojë në Londër për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme dhe për të vlerësuar gjendjen e tij fizike.

Një mungesë e rëndësishme për Anglinë, e cila do të duhet të bëjë pa të në përballjet kundër Shqipërisë (të premten, 21) dhe Letonisë (të hënën, 24).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat