Një ish-futbollist mund të bëhet trajner i Juventusit

Futboll

Një ish-futbollist mund të bëhet trajner i Juventusit

Më: 19 mars 2025 Në ora: 16:19
Tudor e Pirlo

Edhe pse u mposht me në dy ndeshjet e fundit me shifrat 4-0 ndaj Atalantës dhe 3-0 ndaj Fiorentinës, drejtori sportiv i Juventusit e konfirmoi qëndrimin e Thiago Mottës në stol. Megjithatë, qëndrimi i teknikut italian në stolin bardhezi varet shumë nëse arrihet zona Champions deri në fund të sezonit.

Në rast se edhe në ndeshjet e radhës do të arrinte rezultate jo të mira, Thiago Motta do të ishte në dyshim të madh te qëndrimi në Torino.

Emri që mendohet se do të zëvendësonte 42-vjeçarin në stol, është Igor Tudor.

Ndeshja e radhës e Juventusit në kampionat është përballë Genoas, dhe në rast se nuk do të arrihet një fitore, Motta do të rrezikojë shumë qëndrimin e tij në Torino. “Zonja e vjetër” pozicionohet në vendin e pestë, një pikë më pak se Bologna e zonës Champions.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat