Futbollisti i Panamasë feston golin me Thierry Henryn

Futboll

Futbollisti i Panamasë feston golin me Thierry Henryn

Më: 21 mars 2025 Në ora: 12:20
Pamje

Kombëtarja e Panamasë shënoi fitore minimale 0:1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjysmëfinale të Play-offit në CFONCACAF Nations League.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Cecilio Waterman.

Ai bëri një gjest tejet interesant, duke shkuar në tribuna për të festuar me legjendën franceze, Thierry Henry.

Henry në fakt ishte në podium të emisionit së bashku me analistë të tjerë, kur e pa lojtarin e Panamasë duke shkuar drejt tij për ta kapur dhe përqafuar.

“Ti je idoli im, ti je idoli im”, dëgjohet duke i thënë 33-vjeçari që luan në ligën e Kilit me skuadrën e Coquimbos..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat