Nuk ka Beograd për sfidën e Shqipërisë, përballja pritet të luhet në qytetin tjetër serb

Futboll

Nuk ka Beograd për sfidën e Shqipërisë, përballja pritet të luhet në qytetin tjetër serb

Më: 22 mars 2025 Në ora: 23:09
Pamje nga rrahja e 14 tetorit të vitit 2014 kur huliganët serbë sulmuan Shqipërinë

Përballja Serbi-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës është më pak se 7 muaj larg.

Kombëtarja serbe do të presë kuqezinjtë në vendin e tyre më datë 11 tetor të këtij viti, por jo në qytetin e Beogradit.

Siç raporton gazetari Arlind Sadiku, përballja Serbi-Shqipëri nuk do të zhvillohet në kryeqytetin e Beogradit.

Opsioni aktual i qytetit që do të presë këtë sfidë është Novi Sad.

Tifozët e Shqipërisë thuhet se nuk do të lejohen në stadium në këtë përballje për shkaqe sigurie.

Ndërsa në Tiranë në muajin qershor nuk do të ketë tifozë serb ngaqë janë të dënuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat