Komuniteti i gazetarëve në zi, bëhen bashkë për ndarjen nga jeta të Saimir Demit

Futboll

Komuniteti i gazetarëve në zi, bëhen bashkë për ndarjen nga jeta të Saimir Demit

Më: 23 mars 2025 Në ora: 15:10
Saimir Demi

Ndarja nga jeta e Saimir Demit ka tronditur të gjithë. Gazetari i njohur i sportit ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë shumë dhimbje tek të gjithë.

Një zë i shquar i shuhet gazetarisë, me sportin që është në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta. Sëmundja i mori jetën, me Demin që nuk ia doli dot të fitonte një nga betejat më të mëdha të tij.

Reagimet janë të shumta, ku miqtë dhe kolektivi i gazetarit shprehin dhimbjen e madhe nëpërmjet postimeve të tyre.

Të gjithë të tronditur nuk e besojnë ende që Saimiri nuk ndodhet më mes nesh, ndërsa shprehin ngushëllime familjarëve për këtë humbje të madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat