Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e fundit në “Arenën Kombëtare”

Futboll

Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e fundit në “Arenën Kombëtare”

Më: 23 mars 2025 Në ora: 18:34
Shqipëria

Shqipëria luan nesër ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Botërorit 2026, atë ndaj Andorrës, të cilën e pret në “Arenën Kombëtare”.

Trajneri Silvinjo tha në konferencën e fundit për mediat se mund të ketë ndryshime në ekip, por la të kuptohet se këto nuk do të jenë të varura nga situata fizike e lojtarëve që luajtën titullarë ndaj Anglisë.

Kjo u pa edhe nga stërvitja e sotme, e fundit para sfidës, ku të gjithë lojtarët e përzgjedhur nga trajneri ishin të gatshëm.

Edhe lojtarët që kanë kaluar shqetësime në ditët e kaluara si Ismajli e Kumbulla, apo ata që pësuan dëmtime ndaj Anglisë si Strakosha e Laçi, u stërvitën rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat