Spanja me penallti eliminon holandezët, kualifikohet në gjysmëfinale

Futboll

Spanja me penallti eliminon holandezët, kualifikohet në gjysmëfinale

Nga: K.G. Më: 23 mars 2025 Në ora: 23:33
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Spanjës me penallti e ka mposhtur me rezultat 5:4 Holandën në takimin që u zhvillua në Mestalla të Valencisë. 

Ndeshja e kthimit u mbyllë baras (2:2) pas 90 minutave dhe shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta dhe prapë nuk pati fitues (3:3).

Ndeshja e parë pati përfunduar 2:2.

Spanjollët janë kualifkuar në gjysmëfinale të Ligës A të Kombeve. 

Për Spanjën shënuan Oyarzabal (8' e 67'), Yamal (103’) dhe për Holandën Depay (54' - nga penalltia), Maatsen (79’), Simons (108’ – nga penalltia).

Penalltitë, për spanjollët shënuan Merino, Torres, Garcia, Baena, Pedri; dështoi Yamal dhe për holandezët van Dijk, Koopmeiners, Simons, Taylor; dështuan Lang e Malen.

Holanda është eliminuar përkundër angazhimit që ka treguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat